Çaste poetike me poeten;Servete ELEZI

Tê mos dish!

———————-

Ishte kohë e re

ditë të moçme

kohë e brishtë qe ajo

nuk dinim gjë prej gjëje

mbaj mënd nënën time

ndërsa lante enët prej alumini

e ndonjë pjatë të rrallë

në gishtat e saj të hollë

një unazë argjendi

lëshonte trokun e martesës

nuk dija gjë ç’do të thotë,,

martesën e dija aq , sa një unazë

po ku ta dija unë se brenda atij rrethi

shpesh gjendet drita

e shumë herë perëndim dielli

fantazia ime veç trokiste

si troket e një kali në liri

kur koha erdhi në kohë

le të lahej bota

po kërcitjet e unazave

më ,nuk munda ti ndjej

në ç’det u mbytën,,?

Sa shumë kohë kaloi

qysh atëherë,,

ndërsa sot, përpëlitem mallit

sa bukur është të mos dish!

/www.QendraPress.com/