Çaste poetike me poeten;Servete ELEZI
Do të vi!
—————–
S’bashku me pranverën
Dhe unë do të vi
Të ta ndjej zemrën
të puth të bukur sy!
Si puhiz e ëmbël
Do zbres në mëngjes
Të të zgjoj nga ëndërr
Që s’të lë ,të qet!
Sytë do të çel
Gjatë s’mund të rri
Por, kur nata të bjer
Prapë do jem ,aty!
Ëndrrën që t’mundon
Unë do ta mund
Ndjenjës që tundon
Me ty do përhumb!
Mos më kërko në botë
Ku ka miliardë sy
Shpirtit tënd kam zbrit
Vend kam zënë aty!
Vetëm një moment
Kujtohu, thirr pa zë
Si yll do të zbres
E kurrë s’do ik, më!
/www.QendraPress.com/