Çaste poetike me poeten;Seti Pezaku VLADI
HIMNI APOGJE
————————-
Kapedania e stinëve
me shirit të blertë
himni apogje,
pranverë!
Krijesë
e afshit të zgjimit letargjik,
i vlimit të jetës qelizë
me shkulme krojesh,
avullnaja erërash,
kundërmim mugullimesh,
sy,
pika shiu ylberesh,
vetullnajat,
blana bore majash,
gjinjtë,
gufuar me sythe shpërthimi
në stuhi ngjyrash
në pritje
për tu bërë nënë.
Mirësevjen!
@seti pezaku vladi
/www.QendraPress.com/