Çaste poetike me poeten;Shahe RAMA
Shi mbi asfalt
—————————————–
Sapo fillon qielli të flet përmes lotëve
Retë në lojë me ngjyra, përfundojnë me gri
Gjethet zë e dridhen nga një erë e lehtë
Tek pragu i derës – beftë më shfaqesh ti.
Padyshim ombrellën të kaltër ke zgjedhur
Që në pah të dalin sytë e bukur – blu
Në flokun e artë dhe përherë të dredhur
Një puthje kurorë – të ëmbël më vu.
Shahe Rama
/www.QendraPress.com/