Çaste poetike me poeten;Sherife THAÇI

E SHENJTA IME NËNË JE TI DHE VETËM TI

——————————————————–

U bënë shumë vite që Ti ike në pakthim,

Por, e di se nga lart na përcjell,

Ti veç Ti ishe Engjëll në veprim,

Tek ne veç ngrohtësi sjell.

Edhe në Engjëll ngjasonte gjithsesi,

Figura Jote,

Këtë e dëshmonin njerëzit që të njihnin,

Për mua më e shtrenjta e kësaj bote,

Kënaqeshim me Ty sa herë të shihnim.

Fjalën nga goja e nxirrje me qetësi

Sa ne mezi të dëgjonim,

Ti na mësoje përherë me dashuri,

– Kur të flisni, nuk duhet të zhurmoni-.

Këshillat Tuaja na u dashtën në jetë,

Çdo herë Ti na këshilloje,

Nënë moj, Engjëll ishe dhe Engjëll ke mbet,

Tani aroma Jote përherë do më mungojë.

Sëmundja trupin ta rëndoi,

Vdekja të mori shumë të re,

Ikja Jote, ne në shpirt na lëndoi,

Shumë të vogla na le,

 në moshë shumë të re.

Kurrë nuk do e harroj datën i

shkuarjes sate në amshim,

04.Dhjetor 1967, ditë e ftohtë

dhe me borë e stuhi,

Ne fëmijëve na le epitetin jetim,

U rritëm pa përkëdheljet Tua,

 që i shijonin moshatarët e mi.

Ti pusho e qetë, në Parajsën e merituar,

Aty ku pushojnë Engjëjt si Ti,

E ne kurrë s`kem për t`harruar,

E Shenjta ime Nënë më je Ti dhe vetëm Ti.

/QendraPress/