Çaste poetike me poeten;Shire DHIMA
Kodi I ditës!
—————————-
Sa doja të kopjoja këtë kodin e ditës
Çdo jetë që merr frymë ,atje I mban sytë
Dhe i-ja e çdo fjale,syt I mbajnë drejt pikës
Mbi det ulet drita ,asnjë pikë nuk mbyt.
Si nuk e mësova sekretin e ditës
Që foshnjë kur lind,dhe kur bëhet grua
Çdo gjurmë e saj, për këmbën e ka fikës
Zbret porsi sorkadhe, të laj syt në krua.
Si vallë nuk e mësova ,gjithë gjuhën e saj
Që kur flet me pemët, dhe lulet kthejnë kokën
Kur era gërrindet, tek ajo shkund faj
Vetëm të ngatërroj dhe ditën me botën .
Si nuk ja ndoqa gjithë stinët e jetës
Qëkur puth mëngjeset,në drek lulëzon
Gjithë pamja e saj ,pasqyrë e së vërtetës
Kur orët largohen,ajo nusëron.
Si si ndenja afër ,ti masja dhe hapin
Me hapin tim, dhe ndoshta ngjason
Me një kronometër ,do ti masja vrapin
Sheh botën mavijosur,një plagë që pikon.
/www.QendraPress.com/