Çaste poetike me poeten;Shire DHIMA
Lëri zërin të marrë frymë!
———————————-
Tutore mbi shpirtin tënd të dlirë
Fjalët e tua me dega këputur
Në zemrën tënde,dhimbja u ngjirë
Ethet e dhimbjes ,si thika futur.
Ngrije zërin e rrenuar , e dashur
Nëpërkëmbja jote të mbaroje tani
Nxire zërin tënd me murosje pllakosur
Shqelmoje atë vrer që të helmon në gji.
Merr guxim ,hidhe atë hendek
Largohu nga moçalishtja e molepsur
Bëhu dallgë e dashur,matan ke një breg
Hiqja fishin gjëmimave,që të shurdhojnë pareshtur.
Thyeje akullin që të ka mberthyer
Lëshoji rrezet e tua si ujvarë
Përçmoje përbindeshin e urryer
Hiqja qylyken nga duart,varrhimsit për varre.
Pa shiko, fluturojnë sa zogj
Në shpirtin tënd kane bërë fole
Mo’s lejo jetën ,dikush ta shkërrmoq
Jeta të shohin larg , kaltërsi pa re.
Hapi derën zërit tënd të ngujuar
Ti je foleja e të gjithë dashurive
Mblidhe me rreze ,shpirtin e përvëluar
Mbyllu gojën ,acarit dhe stuhive.
Ti je vet drita e mirësisë
Buzëqeshja e ditës ,skalitur në fytyrë
Je frymëmarrja e pafundësisë
Je magjia ,ku botës I jep ngjyrë
/www.QendraPress.com/