Çaste poetike me poeten;Shire DHIMA
Kalendari i jetës!
——————————–
Kalendari i jetës ,po zverdhet ngadalë
Mos vallë xhegu i vapës,i veniti vitet
Vjeshta në dritare,e shoh paska dalë
Me padurim pret,sa të ikin ditët .
U venitën vitet,si kartë gjysmë djegur
Filloi t’i rrëzoj era një nga nji
Gjithë prodhimi i jetës,në lëm qënka mbledhur
Disfatat bërë duaj , kashtë pa kalli.
Gjithë stinët e moshës,rrëmbyen bukurinë
Ca braz filluan t’i hapnin mbi ballë
Në shpirtin e bardhë,nuk mbollën dot thinj
Si nuk prekën vdekjen ,ma lanë të gjallë .
Jeta nëpër stinë, këpucët ka grisur
Bregore më bregore,ku nuk paska shkuar
Nga dallgët e forta ,sa herë ka krisur
Këpucët e saj , një film i paxhiruar.
Flasin shumë këpucët,flasin dhe gjurmët
Flasin dhe rrudhat ,thelluar rrëke
Mbi flokët e derdhur, sa herë stina shkundet
Kockat, reumatizmës, i ndërtojnë fole.
E ndjej vjeshtën, damarët rrinë zgjuar
Rizgjohen plagët ,nga gjumi letralgjik
Shikimi fillon të marrë rrugë harruar
Jeta si një varg, në çdo stinë vënë pikë.
Vjeshta po afrohet,sa të kaloj pak zhegu
Të josh me argjënd, gjethet i gënjen
Dimri bëhet nudo,rri fshehur tek shtegu
Jeta pendët rënë,dimri dimrin gjen
/www.QendraPress.com/