Çaste poetike me poeten;Shukrije Dedinca BOROVCI

KAM PARË

———————

Kam parë njerëz që bukën

e hanë me lot

 e diellit i qeshin sapo lind,

 kam njohur gra të përvuajtura,

të dhunuara e të mposhtura

që ndrydhin emocionet e

rrisin me dashuri fëmijët,

kam parë jetimë rritur

me thërrime buke e

me lëmoshë nga te tjerët…

të tillët më vone të

 pjekur e të mbarë,

kam parë pleq e skamnor

të lënë në harresë e

që shkëlqimi syve nuk ju ikën,

thonë kemi fëmijë e familjar plotë,

shpesh takoj njerëz të pasur e krenar,

egoist e të pandjerë, kënaqen

me veten e nuk shohin të tjerë,

të tillët nuk e kuptojnë sa janë të mjere,

 kam pare dhe gra te shpëlara,

jetën ngritur pa moral e vlerë,

u duket vetja se janë të veçanta përherë…

të tjerë shumë njerëz injorant e të pabesë

për synimet e tyre të sëmura

nuk kursejnë askë, të tillët

nuk shohin njeri, shohin

vetëm egon e shohin te veten kënaqësi….

Shuki

/www.QendraPress.com/