Çaste poetike me poeten:Shpresa BESA
ZYMTESI DITE-VJESHTE…..
———————————————
Rrezet e diellit të mërdhirë janë
fresk i bëjnë ndjenjave të largëta
e gjethet e thara, dikur të blerta
valëvitur për toke mëngjeseve të athëta.
Më kujtohen takime- kaluarat
në ditë-vjeshtat melankolike,…
faqes sime shi pikuarat
e loët mbi qepallë, valëvitëse.
Me dallgët e zemrës, dashurisë këndonim
puthje, përqafime lot e pikëllime.
zemra mërdhirë nga ndarja mbetur.
shpresa e tretur, në zymtësi vjeshte.
Humbe larg rrugëve të gjata
në agimin e hershëm, plot vesë e lot
ëndrrat e mia i përpiu nata
ruaj kujtimet e bukura – dhe sot.
/www.qendrapress.com/