Çaste poetike me poeten:Shqipe BYTYQI
RILINDASI FUNDIT
(At’ Antonio Belushit)
—————————-
Erdhi kohë
i madhi At‘
u nis drejt qielli
Kishte kohë
ngulimeve t’vjetra arbnore
gjak, i gjakut shprishur
ishte bërë
Orfe, ishte bërë
Kishte kohë
lumit të Stinksit
ishte nisur i madhi At‘
n‘derë, Hadit i kishte shkuar
krejt çka pati, thuhet la peng
të dashurën e tij t’mbante n‘jetë
Tantali harroj urinë
Sizifi ndali rrokulisjen e gurit
rrugicat e gurta mbi tokë, mbajtën vesh
kur gluhë e tij errësirën e vdekjes shpërtheu
kur gluhë e tij ringjallej frymë pas fryme
*gluhë-gjuhë
ShB
/www.QendraPress.com/