Çaste poetike me poeten;Shukrije Dedinca BOROVCI

Mashtrim

—————————-

Endje pas te rejave,

kohës, modernes e luksit,

ngashërim me dashuritë e momentit, çastit…

…. përmbushje e shpirtit pas materiales, parasë, qejfit pa kuptim…

… ç’është kjo lakmi, ky adhurim i kote….

kjo ngasje si pa koke vetëm qe te jemi ne trend me tjerët….

….çfarë na duhen te gjitha këto?

Uji e bën rrjedhën vet, e ndjek rrugën e tij vetvetiu…

…. epo dhe dashuria vjen vetvetiu, atëherë kur fare nuk e pret…

te mirat e tua, për ty vijnë vete

ashtu siç ke mbjellur,

ashtu do korrësh…

/www.QendraPress.com/