Çaste poetike me poeten:Shukrije Gashi

0

Kurrë nuk mësoi asnjë mësim nga balada

————————————————–

Ç’ zezonë e madhe murtaja padije

populli im pandemik e latent

me kokë në zall si struci e strajcë

në krah a me mendjebosh në ikje

karrem biznesi a mizë kali patkonjsh

t’vjetruar i hutuar lepitur n’ vithet e dergjës

që erdhi tinëzisht dje e u mboll me nge

farë e keqe kudo e shpejt

me thembra t’ palara jo nga varfëria

por padija dhe besëtyti profeci

nga një qorrsokak shekujsh robni

e perngamentesh të huaja

kurrë foli rrjedhshëm shqip

belbëzoi i trazuar e n’ makth

pas hijes së kurdisur si zekthi n’ veshtë

e hijeve hazdisur n’zgjedhën qerres

ngarkuar me milon komplekse

yshtur nga vogëlsia për t’ qenë

askush e hiq vetëvetja

Sërish në një verbërim terri Mileniumit

të Ri braktisur nga vetëvetja

kurrë nuk mësoi asnjë mësim nga balada

e larë me gjak e Udhës së Shkronjave shqip

nga dje e nesër asnjë lutje a këngë

në muzg i hëngër të gjitha

bejtet e veta për paçavrat e huaja

e gjuhën se kafshoi asnjëherë

ç’ pandemi kura e padijes njeri….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *