Çaste poetike me poeten;Shukrije GASHI 
Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë
—————————————
(4 shtator 2016)
Në Vatikan sonte Hyu i flet shqip
Botës
Gonxhe Bojaxhiu, Nëna Terezë
Shenjtëreshë ngjitet në yllësin e përjetësisë
në zemrën e njeriut e të Zotit
një dritare shprese hapur gjithmonë
n’ hyrje të parajsës:
“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla
me dashuri të madhe”!
Kështu fali dashni për gjithë njerëzimin
Gonxhja, Nana jonë kombëtare
nesër e gjithë mileniumet e jetës në tokë
heroinë e humanizmit
Shelbimi t’u ba shqip e dashtun Nanë
ty Maria shqiptare bashkë me mburojën
e Evropës – Gjergj Kastriotin
dhe Adem Jasharin jeni
TRINIA e Mëmëdheut dhe e botës së lirë
Rrugës së Jetës vetë-Jezusi shqip
bekuar me zërin e Nexhmije Pagarushës
Maria Callas shqiptare skalave klasike
globit t” tokës mbarë
borxh ua kemi nderimin..