Çaste poetike me poeten;Shukrije GASHI
20 korrik 2019
Me dhimbsesh për vogëlsinë
e shpirtit ne makthin e ushejzës
andrrat tashme t’kane vdekur
sa keq qe e harrove apo kurrë
se ke njohur mirësinë
as njeriun te vetvetja
Ah nesër do te dhembe marrëzia
e ditët te shndërrohen ne numra kotësie
e njeriun ushujz as një hije pikëllimi
do ta ndjek ecjeve te huaja
shtegut qe zgjodhe me pahir
nuk do te me gjesh me kurre
dje ishte krejt ndryshe gaz e lote
shije e bekuar sy me sy
ne çerdhen e kukuvajkës mrizon
mallkimi i vetmuar mashtrimit
sexhde për hilen e tharmit
ne zemër ilaç nuk ka
heshtjes kot derdellise laraskave
krrokamë kujtimit pëlhur
i ka vënë harresa
vogëlsisht ke vdekur shtegut
te mashtrimit dje…
/www.QendraPress.com/