Çaste poetike me poeten:Shukrije GASHI
Burimet kanë ndalë gurgullimën një shtozojvalle
/Kushtuar legjendës së këngës- Nexhmije Pagarusha/
Dita e pikëllueme mëngjesit
ende i mbanë mëni
sot dielli është veshur me rreze akull
N’ Pagarushë e n’ Kosovë
zogjtë e bilbilat kanë
nalë këngën vajit ia thonë n’ heshtje
e borës po i pikojnë lotët
çurgë akulli n’ zemër
asnjë shushuritje gjetheve
t’ zvetënuara pipëtinë
as qengjat luajnë livadheve
t’ shkujdesur si dje
burimet kanë ndalë gurgullimën
një shtozojvalle Mbretëresha
e Kangës ka lanë Fronin
N’ trojet shqiptare mëngjesi
mori plumb lajmin për ikjen pa fjalë
një meteor ra nga qielli
tronditje e thellë shpirtit
damarët ia tkurri Mëmëdheut
anë e kënd
Nexhmije Pagarusha
Opera dhe balada që ngjethë
mishin
Qetë-qetë e braktisi lëngatën
e heshtjes gjatë …