Çaste poetike me poeten;Shukrije GASHI

DRITA NE TERRIN VETMI

—————————————

Ajo po e humbe Dritën

e mendjes e koha pa shprese

po ia vjedhë jetën tinëzisht

Askush po troket ne derën

e saj harruar nga te gjithë

e huaj kujtesa kombëtare ajo

po shuhet ne terrin vetmi

braktisur nga ato qe i beri duar

e këmbë shtratin ua fali e strukur

ne dhimbjet kombëtare veshur

me plage

Gjithë jetën trenave brodhi

njëmijë vrage ne shpirt mullane

mllefi pëlcitës

mijëra kilometra vizite burgjeve

djemve te Lirisë

një oqean lot për plagët e hapura

Kosove

gaz e humor thuri gjithandej botes

shqiptare për Lirinë qe erdhi kurrë

as sot e forte ne këmbët e huaja

Drita po shuhet ngadalë pa goje e pa lamtumire

e askush po troket ne derën e saj

te heshtur plumb

A thua a ka kund dashni a njerëzi

Sa i trisht harrimi per njeriun dje e nesër

Ajo qe demmostronte zëshëm

për vrasjet masive te popullit kudo

tash as andrra di te thure

Askush troket ne dren e saj.

/www.QendraPress.com