Çaste poetike me poeten:Shyrete DEMAJ
Dallgë malli
————————
Shiu pjergull varur resë
Psherëtin mërzitur
E pret ujin tokë e shkretë
E etur babëzitur
Ngjyrat zbehur në ylber
Fjetur e dremitur
E zgjon agun në mëngjes
Një vesë e papritur
Rrugës qumështit pa kujdes ëndrrat kalëruan
Zhveshur, hedhur, flokëlëshuar
Yjet turpëruan
Mjegullnajave të penduara
Mu thinjën mendimet
Të coptuara në haresë
I mbledh ca kujtime
Sjell një fllad me ethe shumë
Drithma simfonie
Më zgjojn notat thellë në shpirt
Ndjenja dashurie
Dallgë malli përmbi det çmendur dashuruar
E puth bregun qaj e qesh vdesin përqafuar
/www.QendraPress.com/