Çaste poetike me poeten;Shyrete DEMAJ

Gulçon

———————–

reja e kujtimit,

dhimbshëm,

Çahet zemra

e qiellit nga një vetëtimë

pikon syve të qiellit

loti i kristaltë

Trishtimi i bardhë

fluturon lehtë lehtë

si fjollë bore

Bie e shkrihet

mbi shpirtin tim

Malli përvëlim.

&  &  &

Së bashku me ty rilinda..

Bija ime..

Ti linde në dimrin e acartë

U hapën qiej pa fund

Shkrive akujt, mbushe liqenj,

blerove shpirtin tim

M’u bëre dritë në sytë e mi..

Bija ime, shpirti im ti..

Tu bëftë jeta njëmijë.

/www.QendraPress.com/