Çaste poetike me poeten;Shyrete DEMAJ

TI NUK E DI

Ti nuk e di

Si asht ajo ndjesi…

Kur lisi shpresës

t’kallet shkrumb e hi

e po nat’ hi,

me i çel prapë filizat e ri…

Ti nuk e di!

Çka asht’

andrrat me  t’i thy si shkarpa,

e po me ato shkarpa

me ndez zjarr’n e dashnis,

përsëri…

Ti nuk e di!

Çka asht kujën

n’kang me kthy…

E me lot’t e saj me ba i’det

Dashnis prapë me i dhanë e jetë…

Ti nuk e di!

Çka asht durimi i krypës n’sy

e mos me piskat

se ky ishte i yti fat

Ti nuk e di!

Jo nuk e di çka asht,

kur zemrën copa copa

me e kthy në gur…

E prap prej gurit në të gjall me e kthy.

Veç për dashni…

/www.QendraPress.com/