Çaste poetike me poeten;Shyrete DEMAJ
Puthje mbi jastëk ..
———————-
ti nuk fle…
Se gjumin ta vodha nga sytë
Ëndrrën ta lashë, e në sytë
e tu unë mbeta.. Ëndrrën,
shtratin, shtatin,
ka kohë ti pushtova edhe pse
kurrë me ty s’fjeta…
Imazh që të shfaqet e humb..
Zgjat dorën të prekësh e s’mund..
Merr frymë thellë e ajri është
pa oksigjen, kur pranë nuk
jam e pranë nuk je…
Dy shpirta fjetur përqafuar,
e trupat me qindra kilometra larguar…
Një puthje e ke mbi jastëk
Puthe e mos e prek..
/www.QendraPress.com/