Çaste poetike me poeten:Shyrete DEMAJ
MUZGU
———————-
Të deh ky perëndim
Përflakur shpirti i qiellit e detit
në përqafim
Digjet ajri ngjyrë gjaku
Çfar joshje!
dallgëskuqurat
turpëruar
nga zjarr
i dashurisë qiellore
Shkrirë në bukuri hyjnore
Muzgu bën sehir
kësaj magjie
I kuqtë perëndimi
det e qiell të dashuruar
presin muzgun
përqafuar…
Muzgu
xhelozon
perëndimin e përflakur,
muzgun
e mbuloi re trishtimi
nuzgu lotonte në dënesë
Muzgu priste agimin
të puthte me vesë
petalet e lules
shpresë… /www.QendraPress.com