Çaste poetike me poeten:Shyrete DEMAJ
Malli për veten.
———————–
Me dhimbje më gdhendi koha
Vuajtja mbushi çdo cep zemre
Jeta më ndrydhi nyjeve të çastit,
papritur.
Sa herë ja kam ndjerë
fishkëllimën e lakut të vdekjes..
Frymëmarja mu bë pasion
nuancat e jetës i bëj shigjeta
me harkun e kohës e vras vdekjen
çliroj engjut e burgosur..
Shpirt i dëlirë pulëbardhë
në fluturim drejt lindjeve
të përjetshme të diellit
tingujt e shpresës bëhen xixëllonja
e xixëllonjat yje të pavdekshëm ..
Për një moment rrjeta e mendimeve
më ngec në peshën e malmallit
për veten..
/ëëë.QendraPress.com/