Çaste poetike me poeten;Sofia GJINIKA
BUSULLË E SHTRENJTË DITURIA.
—————————————-
Kallo ju zunë gjithë gishtërinjtë
Nga lapsi dhe shkumësi në dërrasë
Tani ndoshta zbardh ndonjë thinjë
Mbetët fryt i një vrapimi në garë
Mirënjohja na mbeti s’i borxh
Na zgjon kohës nostalgjinë
Dora juaj në kokë e në flokë
Shenja që vitet nuk fshijnë
Xixëllonjat që ndriçuat fëmijërinë
Me fjalët e pjekura nga arat
Gjakun mes fletëve të librit e shkritë
Që ne kurrë mos të ndalim hapat.
Kurrë nuk ka pasur nevojë
Zemrat tona për trokitje për Ju
Ju jeni në çdo fjalë e shkronjë
Fisnikëria juaj na ulë në gjunjë.
Shkumësat dhe lapsat në gishta
Ku zbriti s’i zjarr hyjnor dituria
Nga ne keni urimet e dhjetëfyshta
Jeta t’ju mbushet nga lumturia
/www.QendraPress.com/