Çaste poetike me poeten:Taena Mata
Fishkëllima
——————–
Ajo e dëshpëruar, ecte me çape të gjata,
Përgjat’ bregdetit, ndërsa dielli flinte tek retë,
Dukej e shpërqëndruar, e inatosur, e ngrata,
Muzgu që binte, i’a errëte më tepër sytë e paqetë.
Befas i’u shfaq një fytyrë djaloshi; i’u duk e panjohur,
Por tepër tërheqëse, e padashur i buzëqeshi,
Ai e përshëndeti e filloi t’i fliste parreshtur,
Ndërsa ajo, buzagaz miratonte me kokë, në heshtje.
Ata nuk folën, as edhe një fjalë, për dashurinë,
Herë pas here, ai fishkëllente ëmbël një melodi;
-Faleminderit-i tha, kur asaj iu desh te largohej,
-Asnjë s’kam ndier pran’ vetes, siç të ndjeva ty.
Ata u ndanë e asnjëherë më, nuk u takuan
Edhe pse, shëtisnin të dy në të njëjtin vend,
Kohët ecnin, e njëri-tjetrin ata e harruan,
Por melodia fishkëllyer prej tij, i sillte asaj, atë ndër mend.
TaEna
04.04.22