Çaste poetike me poeten;Taena Mata
Kur je larg meje
——————————
Kur je larg meje
e malli djeg
përdor imagjinatën
e pranë vetes të sjell.
I jap ajrit trajtën e trupit tënd,
edhe ujit dhe shiut dhe borës
dhe avullit,
dhe të formoj ty në çdo pikë e kënd,
e të prek e të ndjej,
edhe në hapsirën boshe
e të tejdukshme të ajrit.
Dhe në pikat e vesës
ndritur mbi fijet e barit
shoh sytë e tu,
I prek, i ndjej
edhe në mungesën tënde.
Ndërsa mollëzat e tua të kërcyera,
bregut të detit, i shoh në zajet.
Zgjat gishtat e dridhur
…të lagura i gjej
dhe dilemë…
janë të lagura nga dallgët e tij
apo ndoshta nga lotët e mallit.
Shpesh…
edhe pse e di që s’je aty,
si një e marrë,
veç me ty flas…
dhe zhurma e valëve,
që përplaset në breg,
më sjell pranë…fare pranë,
tëndin zë mashkullor, të ashpër,
duke përshpëritur pranë veshit,
fjalë të ëmbla dashurie,
E dehem, e dehem e tëra
e me sy gjysmë mbyllur,
drithërohem
në pasthirrma lumturie.
Dhe pastaj…dhe pastaj,
shoh buzëqeshjen tënde
në trëndafilat e çelur të majit
Dhe dhëmbët vezullues,
që shndrijnë
në stërkalat e valëve të bardha borë,
që kërcejnë dhe duken,
sikur përpiqen të arrijnë
majën e malit.
Të të them edhe dicka
që s’ta kam thënë asnjëherë…?
Ndjej unë edhe përqafimin tënd,
le të mos jesh hiç aty !
E ndjej atë, kur flladi,
të gjithën më mbështjell
dhe bashkë me të,
ndjej atë erë tënde të vecantë,
që flladi pranveror,
a i çdo stine tjetër qoftë,
pranë m’a sjell.
Dhe më dëgjo e t’a dish mirë:
gjithmonë të ndjej pranë
edhe kur larg je,
pse unë,
në ty jam shkrirë
dhe tretur brenda meje,
ti je…
TaEna
22.07.22