Çaste poetike me poeten;Teuta BIÇAKU
Trikoja e leshit
————————–
Thurur me pika drite xixëllonjash, në orë të pagjuma të natës,
me kokën kapitur nga lodhja supeve shtrënguar,
me dritë të lodhur sysh duke numëruar çdo lak peri
mes trokitjesh të shtizave, gishtërinjve të mardhur kapërthyer.
Shkëndijëza elektriciteti pas çdo fërkimi.
Frikë për duar që u afruan ta prekin.
Ndërkohë që shpirti dhe trupi ndejti ngrohtë në ditë dimri,
xhevahirin mes ashpërsisë së ngrohtë, nuk denjuan ta nxjerrin.
E xhevahiri vazhdon të rritet e piqet,
fshehur nga sy që vetëm së jashtmi shikojnë,
mes ngrohtësisë së ashpër, mes vrimëzash bën dritë,
dritë për shpirtra që në brendësi qëmtojnë.
/www.QendraPress.com/