Çaste poetike me poeten:Teuta BIÇAKU
Dhimbje e heshtur
Nuk kam fjalë.
Nuk kam lot.
Heshtje…
Në sy.
Në buzë.
Në krahë.
Në këmbë.
Edhe aty ku bluhen të gjitha mendimet.
Edhe në rryl.
Edhe ndër dhëmbë.
Një heshtje e zhurmshme…
Nuk ndihet as krahu
i thyer nga pesha
që u munduan ta ngjitin,
por e ngjitën keq,
e ngjitën me letra.
nga ato të pavlerat për dreq.
Dhe….
U veshën taka me majë
për të thyer heshtjen
në korridorët e ftohtë,
për t’i ndenjur karshi botës merimangë,
për t’u ngulur mirë në tokë.
nëntor 2023
/www.QendrePress.com/