Çaste poetike me poeten:Teuta BIÇAKU
Ego
————————
Më ndjek herë si manare,
herë si hije e zezë pëlhure.
Më thërrmon e rërëzon qeliza truri,
eshtrash, muskujsh sysh, veshësh, hundësh, gjuhe, lëkure.
Më tret në limfën
lehtësisht depërtuese të kurmit tim,
e pastaj më pi, më pi me fund
deri në dehje, gjumë, vdekje…
për t’u ringjallur lëbyrësisht në të njëjtin kurm.
/www.QendraPress.com/