Çaste poetike me poeten:Teuta SHAQIRAJ
MIKES sime në Butrint
(N.B)
———————————
Ti me fustanin e bardhë
me shpure në kohë larg, sa larg.
Si vashëz Iliriane ,me çap të lehtë
Zërin përcjell në tempullin e lashtë .
Fjalën e bukur e ëndrrën e artë
e mbjell aty me sqimë ,pa bujë
e le ku shkelën të parët e tu
si emblemë mbi ato gjurmë.
Nga ç’trung fisnor ke mbirë o vashë?