Çaste poetike me poeten;Trandafile MOLLA

TOKA IME

————————

Njė copë tokë, në dorën time,

sa herë vij te ty e marr,

në të ruaj shumë kujtime,

tokë e ëmbël,plot me mall.

Hedh vështrimin të shikoj,

shpirti digjet e përvëlohet,

s’ka melhem që të mjekojë,

plagë e marrë nuk shërohet.

Si thesar të mbaj në duar,

të jem tek ti ma ka ënda,

edhe duke biseduar,

na gjen mbrëmja, na flet hëna.

Shpesh herë në një qoshe,

nis e qaj me ngashërime,

futem thellë në mendime,

për ty, për ty tokë, toka ime.

Sa poet për ty kënduan,

dhe rapsodë me çifteli,

dhe në gjumë ëndërruan,

thurën vargje plot dashni.

Ah, ta dish, sa ndjej dhimbje,

larg nga ty, jam në vetmi,

moj e dashura toka ime,

më jep jetë ,frymë e gjallëri.

/www.QendraPress.com/