Çaste poetike me poeten;Valbona Ahmeti
Deri n’amshim
———————————–
Rrugës t’përgjumur t’atij qyteti
u deshëm shumë n’atë verë
n’çatitë e vjetra pikonte shi
në buzët tona lëng qershi
zë s’dëgjohej në qytet
natë me shi na tradhtonte
nga trupi yt isha dehur
nga puthja, prekja që më dhuroje
sa pika shiu xhamin trokisnin
ne më shumë puthje falnim
zgjuar ishim gjerë n’agim
n’gjoks mbaja engjëllin tim
shiu s’ndalej për çudi
trupi yt plot hijeshi
floku i shprishur mbi gjoksin tim
s’doja të ngrihem deri n’agim
Valbona Ahmeti