Çaste poetike me poeten;Valbona Ahmeti
Vetmia fle shtigjeve t’shpirtit
Botë t’varfëroj shpirtin lakmia
kudo ndihemi të huaj dhe të paftuar
ditët janë të gjata me biseda boshe
agimet zgjohen zbehur
n’pritje të një takimi a një buzëqeshje
kush e vodhi, ku u tretë dashuria
shtriu krahët kjo kohë e ftohtë
ku mbeti shpirtmirësia
vetmia fle shtigjeve të shpirtit
ditët zgjatën nga malli i pritjes
buzëqeshja e ëmbël
një shpresë më shumë
përqafimi i ngrohtë
n’kraharor lë shërim
virtyti i bukur të fisnikëron
n’këtë jetë jemi vetëm kalimtar
mos t’harrojm dashuri me falë
Valbona Ahmeti