Çaste poetike me poeten;Valbona HADRI

Vendi im

———————————

Kur dielli perëndon mbi malet e atdheut tim dhe

era e vendlindjes m’i përkëdhel flokët e artë ,

nostalgjia e mallit në shpirtin tim flet me heshtjen.

Ajo rikthen buzëqeshjen e shoqëruar me

 belbëzimet e gjuhës së fëmijërisë .

Çmallem me pamjet ….!!!

Edhe pse të fjetura thellë në vetën time,

copëza kujtimesh,

lozin dhe vazhdimisht lozin,

me melodinë e këngës për vendlindjen,

për Dardaninë time të shenjtë.

Të qëndisurat e duarbardhave nga ndjesia e

 bukurisë së fildishtë skaliten të vargëzuara me

shkëlqim rruazash në të bardhë.

Drithërimat shoqërojnë rrugëtimin tim.

Në vendlindjen time,

çdo natë duket si një premtim i ri

për një lumturi dhe shpresë.

14.07.2024

ValbonaR.Hadri

/www.QendraPress.com/