Çaste poetike me poeten:Valbona HADRI
E mahnitur
———————-
Nga një pasqyrim i thellë, i një rreze drite ,
ku shfletohej lashtësia e ngjyrave të vjetra,
që i rezistonin kohës me shekuj.
Ku heroizmat DARDANE ruheshin brenda mureve të kalasë.
Çdo fjalë e tij reflektonte me admirim për historinë tonë,
Një ndjenjê e çuditshme mbërthente thellësisht gëzimin në mua,
Dikush para meje rrëfen për ngjarjet e heshtura.
Ato ishin bërë pjesë e shkrimeve të tij duke vazhduar
rrugëtimin deri në praninë e thesarit,
ku vazhdon tê shpaloset vërtetësia e historisë tonë.
Vëzhgimi i artë mbylli ditën e sotme nën ngrohtësinë e dielltë ,
Me shpresë se në takimet e radhës
do të shfaqet një tablo tjetër e mrekullueshme.
Valbona R.Hadri
/www.QendraPress.com/