Çaste poetike me poeten:Valbona HADRI

Sërish

—————————

I afroj natës pagjumësinë time

Qiellit të dimrit një puthje të lehtë,

Zogjve të ankthit një tufë ledhatime

Të ndihen të qetë.

I afroj mendjes një paqe të përkohshme

Të prehet e qetë ketë natë

Zinxhirët e dyshimeve t’i flakë në një qoshe

Dhe gjumin ta ftoj përmbi shtrat.

I afroj vërtetë një bisede të gjatë

Të mos vdesë duke dëgjuar gënjeshtra

Me çelësat e dijës ta thyej çdo prangë

Ta ndajë pranverën nga vjeshta

Kaq shumë dremitën në një natë të pafund

Mbuluar prej territ absurd

Mjeshtrit e gënjeshtrës janë udhëtar të paturp

Që lundrojnë nëpër dete të turbullt

Në vështrimet e tyre ka një vdekje të shpallur

Mbështjellë me shiritat e zinj

Nga hilet e tyre kjo kohë i ka lodhur

Ndaj dita gjithmonë me ngjan gri.

/www.QendraPress.com/