Çaste poetike me poeten:Valbona Hadri
Ëndërruesi
—————————
Me vite fshehte
Ndjesinë e rreme, bêhej sikur ishte engjëll.
Herë – herê villte helm e verë
Por gjithsesi kuptohej me një tê thënë goje , me njê fjalê të shkruar, me një vizatim tê zbërthyer.
Symbyllurazi pëshpëriste në heshtje mallkimin.
Pse mori dhuratë nga i madhërishmi bekimin e të qenurit njeri.
Buzëthari ishte bërë hi edhe përbrenda shpirtit të tij,
Ai nuk dinte ta vlerësonte të paktën një fjalë paqeje .
I jargitur mbulonte ballin e djersitur,
Paaftësinë e tij e kthente në paragjykim se gjoja po e dinte fundin e botës …
O bobo …
Ndal të ta them unë,
se ti dhe realiteti keni në mes një tokë dhe një qiell.
Iku pra…
Perëndoi kohë e djalërisë
Erdhi moshë e syqeltësisë.
Përqafo dhe gëzohu lindjes së diellit,
bëj paqe me njerëzinë,
Nëse ke në shpirt dashurinë.
Valbona R.Hadri
09.07.2022