Çaste poetike me poeten;Valbona Hadri

Ku shkon ?!.

—————————–

Nuk jam aq e fortë…

U dëgjua pëshpërima e saj,

kur ai donte ta braktiste.

Papritmas një dhembje

shtrëngoi gjoksin e tij.

Duke vështruar me lotë në sy u përpoq që ta ndalonte por ishte një forcë tjetër qē e thërriste në emër.

Me kokë kthyer mbrapa nxori një ofshamë shpirti.

Ai mblodhi copëza kujtimesh dhe ndiente se po i coptohej zemra.

Ai ……

Nuk mund të kthehej.

Donte të mbetej ëndrra e saj e përjetshme.

26.07.2022

Valbona R.Hadri