Çaste poetike me poeten;Valbona Kolaveri

UDHËS SË GJINKALLAVE

———————————————

Udhës së gjinkallave,

Mendime të ndezuna

Djegin

Ranishtë, rrëshqasin

Brigjeve të shpirtit,

Që ethshëm kërkon valën,

Bashkë me të të mbytet

Në kryq të qiellit,

Sytë e diellit,

Po shkēlqejnë ninzash

Tek shohin

gjinjtë e ditës,

Që po ndizet

Flakë

Ndërsa unë,

Rrokullisem

Rrëshqanthi vetes,

Të eci drejt tyre…

/www.QendraPress.com/