Çaste poetike me poeten;Valbona KOLAVERI
KOSOVË DHE SHQIPËRI
———————————-
Në udhën e kuqe te gjakut,
Ishim bashkë,
Dhe të pandarë,
Ndër jehona malesh,
E shkreptima pushkësh,
Te lidhun besa besë
Për rrënjë edhe për nder,
Si bij të kësaj toke,
Si frytet të një dege,
Qe shpërthejnë në pranverë të blertë
Në shndritjen e florinjtë,
Të germave hyjnore,
Na ,po prapë jemi bashkë ,
Me duar mbi qeleshe të bardhë
Me shqiponjën dykrenare në ballë,
Si vllazën do pleqërojmë ,
Në jetë të jetëve gjuhën e të parëve,
Të bukurit e dheut,
Dardani e Arbëri,
Kosove dhe Shqipëri.
V.Kolaveri
/www.QendraPress.com/