Çaste poetike me poeten;Valbona KOLAVERI
E GJITHA PO GJYMTOHET
——————————
Më përmbytet shpirti,
Funksioneve
Pa vlerë
Ku zemra klith ,
E tronditet,
Kembanareve,
Të hijeve të natës
E trembet,
Kur lahet në të njëjtin det
Të çmendurish
Se e gjitha,
Po gjymtohet,
E blusë po i zbehet ngjyra
Me të kuqen gjak që ther
Prerë boshteve,
Qëndrojnë universet,
Linearet, janë harkuar keqas
Idesh e botkuptimesh
Se ëndërrat e kësaj toke
Janë zbehur,
Janë zbuar,
Me të keqen forcë.
/www.QendraPress.com/