Çaste poetike me poeten:Valbona Pasha KORDHA
Erë që shuhet muzgjeve
——————————–
Kështu ikën zogjtë e tokës,
pak e nga pak, kohë pas kohe.
Lehtë, lehtë, si një erë që shuhet muzgjeve,
shoqëruar në cicërima të pazëshme ninullash..
Misteri i gjuhës së tyre
na ndjek dhe netëve pa përgjigje.
Një kapitull poemash, mit i pa mbyllur,
një libër i hapur në hartën e shtegtimit.
Kështu ikën zogjtë,
qanë e qeshën nën psherëtimat tona.
Në kthesën e fundit,shikimi i tyre drejt nesh,
mbeti shtegu i lotit të mendimit të fundit.
Liria u bë burg,e vetmia heshtje.
Në çerek qielli,
Me re të tretura…
dhe cicërima të harruara
degëve të thara të pemëve,
çelën frymë në agoni me hije amebash…
/www.QendraPress.com/