Çaste poetike me poeten;Vasilika BABO

BUKURIA E JETES

———————–

Lindja e njeriut është spektakli me i bukur ne këtë dhe,

Ngjarja me hyjnore,me e magjishme që ndodh në jetë,

 Me rritjen e moshave te njoma dhe adoleshencës se re,

Pasuar nga rinia e vrullshme ,qe është mrekullia vete.

Lumturia familjare është pasuria me e madhe e natyrës,

Ajo shpërfill gjithçka rreth saj , duke u kapur pas gjakut,

Prej te cilit rrjedh dhe formohet qenia jone e shëmbëlltyrës,

Si je hallke lidhëse e dashurisë midis te riut dhe plakut.

 Sado bukuri,fisnikëri,tërheqje e fantazi te këtë jashtë saj,

 Asgjë s’është me madhështore se familja dhe prindërit e tu.

 Lidhjen me familjen si mishi me thoin asgjë s’mund ta ndaje,

Si rrënjët e pleksura me token në çdo peme e dru.

Kur rilindin filizat e rinj dhe rilind mes tyre një jete e re,

 Ku krijohet një dashuri e bashkuar fort nga dy zemrat

Dy shpirtra qe s’ mund te jetojnë të ndarë këtu e atje,

 Dhe krijohet bashkëjetesa ne çift midis meshkujve me femrat.

Shoku ose shoqja e jetës pa te cilën s’mund te jetosh,

Kur me vite fillojnë te mungojnë njerëzit e familjes se dashur,

Largohesh prej jetës qe te bën te fluturosh,

Dhe ndihesh si një pëllumb krahëprerë ne token e mardhur.

Dhe atëherë jeta jote fillon te marre ngjyrën e perëndimit,

Duke u zbehur dalëngadalë deri në errësimin e plotë,

 Duke marre me vete dhimbjet e mëdha te dëshpërimit,

Mbushesh me pesimizëm,,me lodhje ,nostalgji e lot.

 Sa dhe vdekja te duket e ëmbël dhe jeta fare pa vlere,

Mbetesh i vetëm e duket se t’u shua gjysma e zemrës,

Pikërisht këto janë momentet ,kur lotët pikojnë vete,

Sa qajnë sytë se bashku me ndjesitë e dëshpërimit thërres.

Askush s’mund t’i analizoje e t’i riktheje si dikur nga fillimi,

Si një pikënisje fillestare pa dhimbje e dëshpërim.

Sepse asgjë s’rikthehet si bota qe rrotullohet tek agimi,

Bukur do te ishte te qe ndërtuar dhe jeta me ketë rikthim.

Ndaj te dhurojmë sa me shume drite jete sa te jemi gjalle,

Nga dashuria dhe mirësia për tjetrin te ndjejmë mall!

/www.QendraPress.com/