Çaste poetike me poeten;Vasiliko BABO
TE LINDESH NE QYTETIN TIM!
———————————
Sa bukuri është te lindesh ne Korcën tonë,
nen flladin e ëmbël e te freskët,
qe te ledhaton ne fytyre.
qe nga pelenat e shpergajte e lidhur si foshnje,
Kur pi qumështin e nenës ,
nen aromën e gjirit te trëndafilte .
Sa bukur te lindesh atje ,
ne rreze te malit shkëmbor te Moravës ,
ku derdhen mbi maje mali,
rrezet e ngrohta te diellit te arte .
Ku ngjiten vashëzat si sorkadhe ,
ne Shën Konstadinin e bukur ,
te falen e te bekojnë ,
dashurinë e tyre te zjarrte.
Manushaqet e pranverës ,
fillojnë e mbledhin mbi kodra e lëndina ,
E lule tacet qe verdhojnë ,
si karfica mbi te shkrifen toke.
Sa ju rrezaton buzëqeshja ,
ne fytyrën engjëllore,
kur vendosin lule shumëngjyrëshe ,
si kurore përmbi koke.
Po te pushosh e te çlodhesh atje,
me poshtë , ne kafene “ Birra Korça “,
te duket se je nen parajsën e ndriçuar,
te qiellit plot kaltërsi .
Atje ku dikur çiftet valëzonin ,
ne pistat e vogla te vallëzimit ,
e orkestrantet qëndronin hipur,
mbi degët e pemës përkarshi.
Atje do te pish kupen e birrës,
me pjatën e kërnackës përpara.
Dhe me këngë mes shoqërisë ,
do te shuash çdo nostalgji.
Me etjen e madhe prej ajrit te pastruar ,
e me shpirtin e lehtësuar ,
do ti thuash cdo mysafiri” Bujrum,
ulu kutu me ne dhe ti o mik i ri!”
Është bukur te qendrosh zgjuar,
ne netet verore te saj .
Ku hena ndricon me argjend,
lulet e saksive ne dritare .
Kur yjet vështrojnë vajzën ,
qe del me këmishe nate tek ballkon .
e emocionuar prej serenatës ,
nen tingujt e ëmbël te një kitare.
.
Sa kënaqësi te ulesh ne lulishtet e gjelbëruara,
veçanërisht te Shën Marise,
ku vështron sytë e zemrën e ngrohte te plakut .
Trokitjen e forte te dominove,
a letrave mbi tavoline ,
me emocione si djem te rinj,
kur ju vlon shpirti prej gjakut.
Te lindesh ne Korcen tone flamurtare ,
atje ku vendoset krenar ,
monumenti i ushtarit te panjohur .
Do te kujtosh me respekt e mirënjohje, lavdinë e heronjve te rene për atdhe ,
dëshmoret qe dhanë jetën,
për lirinë e popullit te shumevojtur.
Nga pas sheh kreatoren madhështore, te kishës se bukur ortodokse ,
ku kryhen me rigorozitet te gjitha ritet,
e liturgjitë e shenjta fetare,
Atje ku festohet Pashka e Madhe,
e Krishtlindja e bekuar .
Atje ku kryhet lutja ,falja,
e pendesa e te gjallëve .
Sa do t’u tërhiqte skulptura moderne,
e germave tona magjike.
Ne respekt te gjuhës sonë,
atdhetare te arte .
Atje ku i quajtën flori e shkuar floririt,
e ngritën shkollën e pare shqipe.
Μe mesonjesit tanë te nderuar,
me ne krye Sevasti Qirjazin nga gratë.
Te ecësh ne rrugica e kalldrëme,
me ornamentet e kangjellave antike ,
do te mësosh për fisnikërinë,
e kulturën e njerëzve korçare.
Per ata njerëz mikpritës ,
fisnike e punëtorë te palodhur,
Për kinema “ Çajupin”,
me kompozitore e regjisore,
aktore e krijues humanitare.
E prefuara ime, kinema “Morava”,
me filmat e huaj e operetat shqiptare ,
ku qe ne vogeli morëm edukate e kulture,
ne kohen kur moralit njerezor,
i jepej me shume përparësi .
Sa do te dëshiroja qe e ardhmja,
te sillte drite ne funksionimin e saj,
Me xhirimet prestigjioze ne përsosje te vlerave morale ,
qe duhet te ketë sot me tepër kjo rini.
Ne lulishten Themistokli Germenji ,
do njohësh patriotet ,
qe jetën Korces ja kushtuan .
Nga pas biblioteken nuseronjese prej mermeri ,
ndërtuar prej Thoma Turtullit .
me diturinë e arte ,
qe te paret nder librat,
mendime te vyera na dhuruan.
Ne mjaltezimin e gjuhës se nenës ,
te përshëndesin vajzat ,
me veshjen fine parizjane.
Por nuk mungon ,
dhe serioziteti i djemve çapkeni ,
kur ju dhurojnë nje tufe lulesh te njoma me trëndafila a tulipanë .
Ne lartësitë e kodrave plot kisha ,
mbi qytetin tim te kulturuar,
bëhen piknikë për 1 Majin apo 5 Majin , sipas traditës te bukur korçare .
Shtrohen picetat e bardha ,
te qëndisura ne gjergjefë me fillosh,
e krisaf nga duart e buta te nenave ,
me modesti e elegance ,
ne te gjitha tryezat familjare.
Mrekulli , te vizitosh qytetin tim,
kur e mbulon debora e argjende,
Prej acarit te ftohte hunda e faqet,
si molle e kuqe do te kuqëlojnë.
Kristalet e bores mbi supe ,
do te përkëdhelin me një shall te bardhe .
Zemra miqsh me kitare e këngë serenatash,
ne lokale te ngrohta mezesh ,mirëseardhjen do te urojnë. .
Ja dhe lëndina e lotëve plot dhimbje
ku për kurbetçinjtë e dikurshëm,
te Amerikës e Australisë u derdhen lume .
Ndoshta do te zmadhohet me tepër,
ai vend përkujtimor si vakëf,
qe vazhdon akoma te vaditet prej tyre e drite prej shpirtit dhurojnë me shume.
Harrova tu kujtoj xhaminë e vjetër,
e te shenjte te Minarorit ,
ku shkon e falet çdo besimtar,
i mire mysliman.
Korça si gjithë Shqipëria ,
ka konceptin me te te pastër e bujar ,
për njeriun si bir te Zotit.
Prandaj ka pranuar bashkëjetesën fetare ,
si respektin me human.
Te lindesh ne Korcen tone,
ne një qytet qe rinohet e nuk mplaket,
do te thotë te jesh ,
njeri i veçante dhe i privilegjuar,
Atje Zoti ka dhenë bekimin,
me te shenjte e me te dashur,
Për te lindur gjithmonë ,
njerëz punëtorë me shpirt artisti
me emrin ,
Zonje fisnike e zotëri i nderuar!
/www.QendraPress.com/