Çaste poetike me poeten;Venenetike Cako MIRAKA
MERRMËNI DHE MUA
—————————-
O ju dallgë deti,
Që vini palë palë,
Rri u pres me mall,
T’ju them disa fjalë.
Me sy të përlotur,
E me zemrën plagë,
Ejani më merrni,
Më çoni atje larg.
Në viset e mia,
Mbetur tej, ku janë,
Ku më pret qetësia,
Ku ndihem si zanë.
O ju, dallgë deti,
Merrmëni dhe mua,
Të iki nga kurbeti,
Oh, sa shumë po dua!
Çomëni të prehem,
Në viset e mia,
Mes ëndrrash të dehem,
Të më marr magjia.
MERRMËNI DHE MUA
O ju dallgë deti,
Që vini palë palë,
Rri u pres me mall,
T’ju them disa fjalë.
Me sy të përlotur,
E me zemrën plagë,
Ejani më merrni,
Më çoni atje larg.
Në viset e mia,
Mbetur tej, ku janë,
Ku më pret qetësia,
Ku ndihem si zanë.
O ju, dallgë deti,
Merrmëni dhe mua,
Të iki nga kurbeti,
Oh, sa shumë po dua!
Çomëni të prehem,
Në viset e mia,
Mes ëndrrash të dehem,
Të më marr magjia.
/www.QendraPress.com/