Çaste poetike me poeten;Vera  ABDYLI

Tymi i zemrës

————————-

Turbullon syçkat tua

N’faqe përrojzat pa u kullua

S’mi largohesh sherri i mendjes!

Atë natë e sot

Hile n’dashuri, mekëm e s’vdes…

n’çepalla të skuqur, heshtje e kot

Ditë e muaj, ti vjen në mëngjes!

I stervonuar, të mbanë një shpresë…

Lulet t’bukura në skaj t’penxheres

më aromën tënde i le n’dritare

Era e trupit tënde më vjen pas

Në shtratin e kujtimeve,

I fute rrënjët, n’jetën time o manare!

/www.QendraPress.com/