Çaste poetike me poeten;Vildana Dibra ZHUBI
Kurrë ma na thanë Holocaust nuk ka me pas
————————————————
A thu….?
Ç’farë rrena ka njerëzimi, shpirti me t’plasë !
Fatima Muhiq ,n’Srebrenicë ma e vogla viktimë
Akull zemre I pa shkrimë,
Sa ka çel sytë me pa botën, e bota terr asht ba
Vetëm disa orë t’shkreta ka jetu, e veç sa me iu ndi ai za
sa me thith da pika qumësht t’bardha që kurrë nuk i ka përbi
E tanë qyteti i asht ba i zi!
Veç dy orë ka pa dritë
Akshamin pa e mrrit!
Profete asht ba
E poemë e pa k’nume
Lindje me jetë t’pa shkrume!
Pikturë n’terr
Me ulërimë t’qiellit n’tmerr!
Kur e mytën
Dora atyre nuk ju tha
As asaj nuk ju ni ma ai za,
As nuk i mallkoi as nuk u tremb
Ishte ferishte ,lule pa gjemb!
Me 8372 tjerë
U fik edhe zani saj i mjerë!
Bumallë erdh n’dyrnja t’shkretë
E bumallë e ahiretit për me met!
Kivetin, si nuk ia k’puti Zoti ?
Mallkimet duhet kujtu e harru kurrë s’duhet
Atyne dora ju thaftë e boja mos ju paftë !
A vriten, a vriten, a vriten….?
Ferishtet e meleqet e Zotit a vriten?
E kur I kanë vet gratë e viktimave
Çka ma shumë ju mungon
Tanët kanë thanë
Aroma kafes prej gjumit kurrë ma nuk na çon!
/www.QendraPress.com/