Çaste poetike me poeten:Violeta KADRIU 

BETIM LUFTËTARI TË LIRISË

————————————————–

I thashë durimit” Dil nga binarët”,

çajë shkëmbogurziun që të del para vetës,

se në këto troje kemi qenë të parët,

të parët i dhamë frymë e kuptim këtu jetës!

I thashë durimit” Shkakto katrahurë të fortë”,

le të ndihet rrokullima përtej Atlantiku n’ Karpate,

shtrëngo veten, rrjedhën e gjakut n’ aortë,

jepi fund përgjithmonë kësaj skëterrë nate!

I thashë durimit” Gllabëro çfarë të del para”,

mbro këtë gjuhë hyjnore, fisnikëro prapë këtë gjak,

mos lejo dy zemra, më t’ qëndrojnë të ndara,

mos lë n’ dritare t’ këtij trolli më kurrë kapak!

Urdhërova” Hapu tokë e kthjellu qiell,

përpij trupa egërsirash, që duan t’ na nxjerrin sytë,

argjendo më shumë hanë, shkëlqe më fort diell,

se nuk duam të jem vetëm, kurse jemi VETË E DYTË!

VIOLETA KADRIU- 17 shtator 2022, Podujevë

/www.qendrapress.com/