Çaste poetike me poeten;Vjollca ALIAJ
Le të rrimë zgjuar!
——————————
Para se të shkrijë dëbora,
Pemët të fillojnë e qajnë,
Le të mblidhemi rreth zjarrit,
Të këndojmë një serenatë.
Jashtë, kristalet përmbi qelq,
Jashtë, valsi i thëllimit,
Vjen më ulet mbi kitarë,
E më jep puthjen e zgjimit.
Përmbi tel një degë si krah,
Përmbi tel dy zogj të mardhur,
Seç më mbeti përmbi gushë,
Puthja jote që pa zbardhur.
Nëpër flokë e mbi qerpikë,
Nëpër buzët flakëruar,
Para se të shkrijë dëbora,
Të mos flemë, le të rrimë zgjuar!
/www.QendraPress.com/