Çaste poetike me poeten:Xhemile ALIU

BALLËLARTË NË HISTORI

Ibrahim Rugovës

————————-

Lapidarët ngre lartë qiellit

I lartë ishe edhe ti

Mendje ndritur zemërarti

Penëlarti i kombit

Ishe një

Mbi këtë imazh madhor

Sot shkëlqen në histori

Burrë i lartë dhe atdhetar

Bota të njohu

I pamposhtur në vështirësi

Në zemër rritur me ideal

Për liri dhe pavarësi

Të kësaj toke Dardane

E vuajtur ndër shekuj

E persekutuar e rraskapitur

Mbi këtë mynxyrë

U ngrite dhe Ti

Mjaftë mjaftë i the shkjaut

Shqiptari nuk u njofti kurrë

Jetoj mbi persekutime

Por kurrë i nënshtruar

Në luftë shekullore

I lodhur dhe i dërmuar

Mbi këtë dhunë barbare

U ngrite o mendjelartë

Syri nuk t’u tremb fare

Nga shkjau mizor

Ishe i mësuar më mizori

Nga babai i persekutuar

Nuk pritje tjetër jetë edhe Ti

Kombi yt i robëruar

Kërkonte të heq prangat e robërisë

Dhe ju u ngritët si një legjendë

Lider i një kombi të shumë vuajtur

I tregove terë botës

Se arma ma e fortë është paqja

Dhe mendjelartësija për të ec përpara

Mbi këtë imazh fitove zemrën e nji bote mbarë

Vuajtjet e popullit tënd dhe mizorit nga shkjau

U benë agjendë ndërkombëtare

Me miqtë e mëdhenj te kombit tonë

Arrite gjerë ne piedestal

Me shpirtin tënd paqësor

Më vështrimet lartë të burrështetasit

U bere i pamposhtur gjerë në fund

Me respekt dhe lavdi të përjetshme

Mbete i lartë në histori

IBRAHIM RUGOVA

O NJERI QË BËRË HISTORINË

20-09-2022

Gjermani